Një 22-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenja jete në zonën Koum Kapi në Chania, nën Villa Koundourou. Sipas mediave greke autoritetet u njoftuan rreth orës 8:30 të së premtes, për gjetjen e trupit të të riut në zonën e Koum Kapi.
Trupi u identifikua shkruan zarpaneës.gr dhe i përket një shtetasi shqiptar 22 vjeçar.
Kur erdhi policia dhe ambulanca u pa se i riu nuk kishte shenja jete.
Një letër lamturmire u gjet pranë trupit të të riut dhe fliste për një lidhje dashurie. Nga hetimet paraprake janë hedhur poshtë dyshimet, për një vrasje të mundshme.