Perkujtohet sot 21 vjetori i v.rasjes së Heroit të Demokracisë Azem Hajdari. Ne Va.rrezat e Deshmoreve, perfaqesues te grupeve parlamentare te Kuvendit te Shqiperise, dhe kreu i Kuvendit, kane bere homazhe dhe kane vendosur kurora me lule prane va.rrit te heroit te demokracise. Nderkohe, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në përkujtim të Heroit të Demokracisë Azem Hajdari, ka vendosur një kurorë me lule tek memoriali i tij në rrugën “Abdi Toptani” në kryeqytet.
Ne nje mesazh te shkurter dhene per mediat, Meta e quajti vendosjen e vendit ne rrugen e duhur te demokracise, daten me te rendesishme per vendin, si ndarese te dy epokave.
“Sot ishte një detyrim për të nisur ditën me nderimin e kujtimin e përjetshëm të Azem Hajdarit, Liderit të Lëvizjes Studentore, që solli pluralizmin. Ajo është lëvizja më e rëndësishme e vendit tonë. Dita me e rendesishme qe ndan dy epoka e qe e rivendos vendin ne rrugen e duhur te demokracise, lirise dhe te drejtave te njeriut dhe te pluralizmit politik, zgjedhjeve te lira e te ndershme qe jane kolona vertebrore e cdo sistemi demokratik qe duhet mbrojtur nga te githe dhe me cdo cmim”- tha Meta.
Azem Hajdari u vra më 12 shtator 1998 së bashku me shoqëruesin e tij Besim Çerja.