Nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori” në qytetin e Shkodrës janë bërë pjesë e një projekti për të dhuruar ndihma ushqimore për familjet në nevojë në Shkodër. Janë 21 klasa që do të marrin në patronazh 21 familje të cilat do ti ndihmojnë çdo muaj. Mësuesja Alketa Kraja tregon se ky projekt ka për qëllim të ndërgjegjësojë nxënësit për punën vullnetare dhe ndihmën ndaj familjeve në nevojë dhe projekti do zgjasë gjatë gjithë vitit shkollor.
Ky projekt pritet të shtrihet edhe në shkollat e tjera të Shkodrës, për tu ardhur sa më shumë në ndihmë familjeve në nevojë.