Një i burgosur nga Shkodra në burgun e Shënkollit në Lezhë, i është gjetur në qeli nje sasi droge. Policia nuk jep shumë detaje në lajmin e bërë publik për mediat, por nënkuptohet se droga është gjetur pas kontrollit të ushtruar. Përvec dënimit që po vuan, 20- vjeçari duhet të përballet edhe me një tjetër akuzë, duke qënë tashmë i burgisur.
“Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.GJ, vjeç 20, banues në Guci e Re, Shkodër, i paraburgosur në I. E. V. P. Shënkoll, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” në bashkëpunim, pasi në I. E. V .P. Shënkoll, në dhomë ju bllokua një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Lezhës.