Skip to content
29 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION – 20 shkurti 1991 si reflektim jo vetëm për bustet e rrëzuara…

ShkodraWeb 2 years ago

31 vjet më pas, 20 shkurti na sherben për të kuptuar se sa pak kemi ecur. Sigurisht, kemi më shumë liri, mund të flasim edhe kundër pushtetit, mund te kemi edhe ndonjë lek në xhep, televizorët janë me ngjyra, celularët janë të fjalës së fundit, na lejohet të votojmë lirshëm por…nuk mund të zgjedhim.

Nuk është thjesht për zgjedhje në kuptimin e votimit për parlamentin apo për bashkinë. Nuk mund të zgjedhim sepse praktikisht, nuk kemi alternativë. Edhe kur e kemi, alternativa jonë mbetet edhe pas 31 viteve, “e keqja më e vogël”.

31 vjet pas atij 20 shkurti, Shqipëria është antare e NATO-s, organizatës që bashkë me Traktatin e Varshavës (për aq sa jetoi), ishin armiqtë më të mëdhenj, rreziku i njerëzimit. Sot jemi të lirë të largohemi në çdo moment nga Shqipëria. Nuk po flasim për periudhën e pandemisë. Pak ditë pas 20 shkurtit, Shqipëria u pushtua nga eksodi i anijeve, ndërsa disa muaj më parë, në korrik 1990 ishte eksodi i ambasadave, valvula e parë që nisi shfryrjen e diktaturës.

Ai që ka lindur pak ditë para apo pak ditë pas 20 shkurtit, është 31 vjeçar. Nuk është shumë i ri por as edhe shumë i vjetër. Në jetën e tij, 7- 8 vjeçar, ka parë luftë. Po, po, luftë të mirëfilltë. Shqiptarër kundër shqiptarëve. Ka parë tanke në rrugë, ka parë ushtarë të huaj para shtëpisë, ka dëgjuar zhurmën e çdo lloj arme e është specialist i çdo lloj shpërthimi, nga fishekzjarret e shashkat e deri tek C4.

31 vjeçari ndoshta është martuar apo ka ndërmend të martohet, të krijojë familje. Nuk është aspak e lehtë. Për çdo gjë, duhen para. Për ti fituar, ka vetëm dy rrugë: Puna e ndershme ose puna e pisët. E para, vështirë të gjendet. Edhe nëse gjendet, vështirë të mbahet. Të duhet mbiemër, paraardhës, miqësi e tarafe, rryshfete e ndarje fitimi… E kështu, rruga më e lehtë mbetet puna e pisët. Fitimi i madh, jeta e luksit, e ardhmja e garantuar… Deri sa përplasesh me një derë burgu në surrat. Atëherë vlerëson edhe bukën thatë sepsme bukë e djathë, të duket parajsë. Por atëheeerrrë është vonë.

E nëse ka patur fat, ndonjë pronë për të shitura apo dikë shpirtmirë jashtë vendit si emigrant, je martuar, ke edhe një makinë. Por familja mbushet me fëmijë. Duhen më shumë para. Rrethi vicioz vazhdon. Punë, punë e ndershme, punë e pisët. Dilema vazhdon e bashkë me të, fëmijët që duan të rriten.

E kështu, vendlindja kthehet në burg. Një burg që si në diktaturë, të ofron bukën e ujë për të mbajtur frymën gjallë, pa një dritë në fund të tunelit. E duke menduar për të ardhmen e fëmijëve, sepse një 31 vjeçar në Shqipëri nuk mund të guxojë të mendojë për të ardhmen e tij, papritur e sheh veten familjarisht në një 6- vendësh. Shpreson të përfundosh në ndonjë kamp në Gjermani a Francë, duke menduar se do t’ ia këpusësh shpirtin gjermanit apo francezit në një zyrë emigracioni. Në Shqipëri, ke shitur çdo gjë, nëse ke patur diçka për të shitur. Hedh pas shpine 31 vjet, preferon t’ ia nisësh nga e para, duke hedhur turr-a-jazë edhe jetën e fëmijëve, të cilët nuk i pyete para se ti sjellësh në këtë botë. Është cinike, sepse vetë ky realitet është cinik.

E ky 31 vjeçar, në një shtëpizë në kampin e Gjermanisë apo Francës, beson se një vend i huaj, do t’i ofrojë më shumë e më mirë se vendi i tij. E kështu nisin thuren ëndrrat, më shumë për fëmijët se për vete. Majtas- djathtas tij, ka me qindra, mijëra bashkëkombas. A ka mbetur kush në Shqipëri? Aq më shumë, kur sot lindim më pak se para 30 viteve. Natyrisht që kanë mbetur. Kanë mbetur mjaftueshëm për të votuar. Për të votuar, jo për të zgjedhur. Votojnë të lirë, mund edhe të refuzojnë pjesëmarrjen, pa rrezikuar burgun ose në rastin më të mirë, demaskimin para ndërmarrjes. Vota e atyre që kanë mbetur, nuk ka peshë. Më saktë, nuk ndikon në përmirësimin e jetës. E kushteve të masës së gjërë. Sigurisht, ndikon në jetën e atyre që janë në majë. Ata janë të lumtur, ata mendojnë e punojnë për popullin. Edhe pse sot, pas 31 viteve nga 20 shkurti, panorama e vendlindjes tonë është “same shit”.

31 vjeçari ynë, nëse e ka parë Zoti, nis një jetë të re, si emigrant në Gjermani apo Francë. Në Shqipëri, mund të vijë thjesht si turist, 13 apo 30 ditë në vit. Ndoshta edhe një herë në dy vjet, mbase kurrë. E një bashkëmoshatar i tij, për një shaka të fatit, duhet të ikë nga Gjermania apo Franca. Duhet të kthehet aty ku u nis. Për të pritur një tjetër 20 shkurt, për të bërë bilancin e një jete. Ndërkohë, pas disa viteve, një tjetër 20 shkurt do të gjejë dikë 30 vjeçar. Dhe nuk do të ketë lindur në 1991- in. E kjo është e rëndë, e shëmtuar dhe shkatërruese deri në ulërimë të kobshme.

20 shkurti 1991 duhej të ishte fillimi. Edhe sot pas 31 viteve, mbetet përsëri thjesht dhe vetëm fillimi. Për të na treguar se jemi akoma aty ku jemi nisur. Siç edhe busti, i cili vazhdon madhështor, i pacënuar, në zemrat e shpirtin e shumëkujt nga ne. /Nga Blerti DELIJA/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 20 shkurt 2022…
Lajmi pasues: FOTO – Nga celularët Iphone tek kaçavidat, ja çfaë u kap gjatë kontrollit të befasishëm në burgun e sigurisë së lartë

TË FUNDIT

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe
  • Aktualitet

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe

2 hours ago
PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar…
  • Art-Kult

PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar…

3 hours ago
Kryebashkiaku Beci takohet me disa nga gjyshërit dhe gjyshet e Shtëpisë së të Moshuarve, dhurata e veçantë…
  • Aktualitet

Kryebashkiaku Beci takohet me disa nga gjyshërit dhe gjyshet e Shtëpisë së të Moshuarve, dhurata e veçantë…

3 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe 29 September, 2023
  • PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar… 29 September, 2023
  • Kryebashkiaku Beci takohet me disa nga gjyshërit dhe gjyshet e Shtëpisë së të Moshuarve, dhurata e veçantë… 29 September, 2023
  • NGA NDOC ASHTA – Ndjehem me turp për brezin tim…sepse kapitulloi politikisht… 29 September, 2023
  • Aksidentoi 86- vjeçaren në hyrje të Shkodrës, arrestohet 20 vjeçari me banim në Dubai, e moshuara rëndë në spital 29 September, 2023
  • EMRAT – “Furtunë” në Komisariatin e Mirditës, pas ekzekutimit të Martin Bardhit, shkarkohet “zinxhiri” komandues 29 September, 2023
  • VIDEO – Në shkurt iu kapën 48 mijë euro të padeklaruara, sot në Muriqan të njëjtit autobus, iu gjetën mbi 80 mijë 29 September, 2023
  • VIDEO – Zbardhen disa nga ngjarjet e rënda të kohëve të fundit në Shkodër, drejtori i DVP- së para gazetarëve 29 September, 2023
  • E TRISHTË – Ndërron jetë në SHBA At Artur Liolin, Kryekancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Orthodhokse atje 29 September, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e premte, 29 shtator 2023… 29 September, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 29 shtator 2023… 29 September, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 29 shtator 2023… 29 September, 2023

TË FUNDIT

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe
  • Aktualitet

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe

2 hours ago
PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar…
  • Art-Kult

PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar…

3 hours ago
Kryebashkiaku Beci takohet me disa nga gjyshërit dhe gjyshet e Shtëpisë së të Moshuarve, dhurata e veçantë…
  • Aktualitet

Kryebashkiaku Beci takohet me disa nga gjyshërit dhe gjyshet e Shtëpisë së të Moshuarve, dhurata e veçantë…

3 hours ago
NGA NDOC ASHTA – Ndjehem me turp për brezin tim…sepse kapitulloi politikisht…
  • Analizë

NGA NDOC ASHTA – Ndjehem me turp për brezin tim…sepse kapitulloi politikisht…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.