Njëzet raste të reja me korona virus janë konfirmuar sot në Prishtinë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që kryeqyteti i Kosovës të futet në izolim.
Vendimi është marrë pas konfirmimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të 27 rasteve të reja pozitive sot në Kosovë me SARS-Cov-2, prej të cilave 20 në Prishtinë.
Me këtë vendim, ndalohen hyrje dhe daljet në komunën e Prishtinës.