Dy vite më parë, vdekja e këngëtarit të njohur Ergi Dini tronditi mbarë opinion publik. Ai humbi jetën nga një aksident me motor, ku ishte bashkë me mikun e tij, i cili po ashtu humbi jetën. Motra e tij, këngëtarja Barbana Dini shpeshherë e kujton të vëllanë me postimet që bën në rrjetet sociale.
Edhe ditën e sotme që bëhen 2 vite nga vdekja e tij, ajo ka vendosur të shpjegojë atë që ndjen për mungesën e të vëllait. Barbana ka postuar në “Instagram” një foto nga vendi ku prehet Ergi, në mbishkrimin e të cilës shkruan: “2 vite pa ty ëngjëlli im. 2 vite të mbushura me boshllëk. Qofsh afër me Zotin”.