Skip to content
11 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

2 KORRIK 1990 – “Eksodi i ambasadave”, kur shqiptarët 35 vjet më parë mposhtën frikën dhe zgjodhën lirinë në perëndim

ShkodraWeb 2 July, 2025
eksodi ambasada 1991

Qeverisja e Shqipërisë prej komunistëve dhe pasoja e saj, i kanë shkaktuar Shqipërisë eksodet më të mëdha në historinë e vendit. Këto eksode filluan në fundin e vitit 1944 dhe vazhduan në formë të dukshme apo të padukshme në vitet e tjera. Shkak bazë ka qenë persekutimi politik dhe fukarallëku që sjellin regjimet komuniste (bashkë me pasojat dhjetravjeçare të tyre).

Sot, në përkujtim të eksodit të 2 korrikut 1990 (u larguan më 13 korrik 1990), ngjarjes që turpëroi regjimin kriminal komunist në sytë e gjithë botës, po bëjmë të ditura disa informacione. Evidentimi i shqiptarëve të larguar me ambasadat ka qenë në fillim shumë i vështirë për vetë regjimin komunist.

Informacioni u sigurua me vonesë, vetëm pasi u nxorrën pasaportat e atyre që u larguan. Kjo tregonte ndër të tjera punën e dobët të organeve të Sigurimit të Shtetit (fakt që e përmend edhe Ramiz Alia në një mbledhje të atyre ditëve). Në fillim, në regjistrin përkatës u shënuan 4.691 persona të larguar. Më pas kjo shifër shkoi në 4.764 dhe në fund në 4.785 persona. Raporti më i saktë gjendet në informacionin që Ministria e Punëve të Brendshme i dërgon Byrosë Politike të KQ të PPSH-së më 20.11.1990, tek i cili mbështeten të dhënat e mëposhtme.

Origjina e shqiptarëve të larguar më 13 korrik 1990, sipas rretheve: 

Tirana, 3.905 persona; Berati, 16; Durrësi, 455; Elbasani, 43; Erseka, 3; Fieri, 40; Gjirokastra, 6; Korça, 16; Kruja, 49; Kukësi, 7; Peshkopia, 14; Përmeti, 2; Pogradeci, 2; Saranda, 5; Skrapari, 2; Shkodra, 139; Tepelena, 2; Tropoja, 3; Vlora, 27

Sipas ambasadave të shteteve: 

RFGJ: 3.172; Itali: 809; Francë: 547; Greqi: 29; Turqi: 73; Hungari: 40; Çekosllovaki: 51; Jugosllavi: 6; Egjipt: 6; Bullgari: 5; Poloni: 52

Gjendja shoqërore e 4.785 shqiptarëve të futur në ambasada (4.477 nga qyteti dhe 308 nga fshati): 

-1.509 të rinj, nxënës të shkollave 8-vjeçare e të mesme; -59 studentë; -123 me arsim të lartë; -2013 me arsim të mesëm; -1974 me arsim 8 vjeçar (përfshi fëmijët); -230 nëpunës: -2296 punëtorë

Të dhëna të tjera: -749 të papunë; -695 të dënuar (419 një herë; 128 nga dy herë dhe 148 tri herë); -855 persona në evidencat e Sigurimit (d.m.th. si kontingjente, përpunim aktiv 2A, kontroll operativ 2B, etj). Bashkëlidhur fleta e aplikimit për pasaportë e z.Gëzim Peshkëpia (ish i dënuar politik) në ambasadën Gjermane, ditët e korrikut 1990. /Nga Kastriot DERVISHI/

Post navigation

Previous: EMRAT+VIDEO – Aksident i rëndë në Fushë Krujë- Thumanë, humb jetën një person, tre të plagosur…
Next: Dita Ndërkombëtare e Gazetarisë Sportive, shkodrani Tonin Frroku, dashnori i përjetshëm i gazetarisë sportive…

TË FUNDIT

full hd.03_25_24_23.Still060

VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet

ShkodraWeb 11 June, 2026
barbana dash dini ps 2026

“Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana

ShkodraWeb 11 June, 2026
ngjarja stop unishk 2026

DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat

ShkodraWeb 11 June, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme… 10 June, 2026
  • DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK 10 June, 2026
  • EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim… 10 June, 2026
  • Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë… 10 June, 2026
  • Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027 10 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.03_25_24_23.Still060

VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet

ShkodraWeb 11 June, 2026
barbana dash dini ps 2026

“Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana

ShkodraWeb 11 June, 2026
ngjarja stop unishk 2026

DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat

ShkodraWeb 11 June, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026…

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.