Një shtetase 19- vjeçare nga Shkodra, ka tentuar të vetëvritet duke gëlltitur një mbidozë ilaçesh. Nuk është e qartë se çfarë lloj medikamentesh ka gelltitur vajza, por sipas gjasave mund të kenë qënë analgjezikë që gjenden me shumicë në çdo familje. Fatmirësisht, tentativa e 19- vjeçares ka dështuar, përderisa policia njofton se është jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 17.05.2018, në banesë, në lagjen “Fahri Ramadani”, është vetëhelmuar me medikamente, shtetasja F.N vjeç 19, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezik për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.