Skip to content
12 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

18-vjeçarja bën rrëfimin tronditës: Prindërit më mbajnë të burgosur në shtëpi…

ShkodraWeb 19 February, 2018
18

Rastet e dhunës në familjet shqiptare nuk janë histori të padëgjuara, mirëpo ai i një vajze 18-vjeçare e cila dhunohet nga prindërit sepse duan ta fejojnë pa dëshirën e saj, i kalon kufijtë e brutalitetit.

Ajo ka dërguar historinë e saj tek rubrika “Ka një mesazh për ty” dhe ka bërë një rrëfim të trishtë.

E identifikuar me emrin Kristina ajo ka treguar:

Quhem Kristina dhe jam 18 vjeçe. Me shumë se një mesazh do doja të përcillja një shqetësim dhe të gjeja një mundësi zgjidhje për jetën time e cila në njëfarë mënyre është pothuajse e mbyllur. Prindërit donin të më fejonin me një djalë që nuk e doja, pa marrë parasysh ëndrrat dhe dëshirat e mia. Unë sigurisht që nuk pranova dhe pas kësaj prindërit më mbyllën në shtëpi duke më hequr kështu të drejtën e studimit që ishte ëndrra ime e vetme. Më mbajnë të mbyllur dhe më kanë ndaluar çdo gjë. Më keqtrajtojnë dhe më thonë fjalë të rënda për një vajzë aq sa para disa kohësh arrita në pikën ku doja të vrisja veten. Zoti më shpëtoi por sot jam gjallë me një jetë të vdekur.

Gjithçka nisi një vit më parë kur unë si shumë bashkëmoshatare te mia kisha një shok por paragjykimet dhe thashethemet u përhapën deri në veshin e prindërve të mi. Më kërkuan që të mos shoqërohesha më me të dhe normalisht unë pranova sepse kurrë nuk e kam vënë në diskutim fjalën e prindërve të mi. Për t’u dhënë fund llafeve, ata menduan se zgjidhja më e mirë do ishte të më fejonin. Fisi më kishin gjetur një djalë emigrant në Greqi për të cilin unë nuk dija asgjë dhe nuk e kisha parë kurrë.

Megjithse kundërshtova familja më dërgoi në Greqi që unë të njihesha me të fejuarin e të filloja bashkëjetesën me të. Qëndrova në shtëpinë e atij djalit vetëm dy ditë dhe më pas mora familjen në telefon dhe u thashë që nuk dua të vazhdoj më me këtë person dhe të prishej fejesa. Që nga ai moment familjarët më mohuan si vajzën e tyre. Më dogjën të gjitha rrobat që kisha në shtëpi dhe nuk pranonin që të kthehesha në Shqipëri me shpresën se mbase do më bindnin të vazhdoja jetën me të fejuarin. Për dy javë kam ndejtur tek disa të afërm e më pas u riktheva në Shqipëri. Që në momentin e parë kur erdha në shtëpi, ata filluan dhunën fizike e psikologjike ndaj meje. Më kanë ndaluar çdo mjet komunikimi dhe kontakt me të afërmit dhe shoqërinë time. Nuk më lanë as të regjistrohesha për shkollën e lartë. Një ditë nuk duroja dot më dhe piva një sasi të madhe ilaçesh për t’i dhënë fund jetes. Fatmirësisht më gjetën në kohë dhe më dërguan në spital. Arrita të shpëtoj por asgjë nuk ndryshoi. Babai e ka ndaluar paksa dhunën fizike por ajo psikologjike është e vazhdueshme. Nuk le moment pa më thënë se jeta ime ka mbaruar, se do rri gjithë jetën e mbyllur brenda katër mureve. Duan të më bëjnë të vuaj që unë të pranoj të rikthehem sërish tek i fejuari.

Nuk mund t’i denoncoj në polici por as të largohem nga shtëpia nuk dua sepse e di që do lëndohen. Thjesht po pres që babi të ndryshojë mendje, të rikthehet ai prindi i dikurshëm që kishte dëshirë të më shkollonte dhe që ishte kundër martesave në moshë të vogël. Më së shumti kanë ndikuar të afërmit dhe thashethemet e zonës ku jetoj që ai të shndërrohet si person. Nuk di si të gjej një zgjidhje, me kë të flas, ku të drejtohem. Dua të jetoj jetën time si gjithë shoqet e mia, të shkollohem e të bëhem dikushi në jetë sepse e ndiej që jam në prag të një depresioni të thellë që mund të jetë fatal për mua.

Nuk e di sa do zgjasë ky ferr dhe a do jem në gjendje të duroj derisa të shoh një dritë jeshile. Di që deri atëherë unë jam një e burgosur në shtëpinë time, nga njerëzit e mi./joq/

Post navigation

Previous: Një President për Shqipërinë e Kosovën! BE i “tërheq veshin” Ramës: Po dëmton integrimin
Next: Debati për Universitetin/ Reagon Bordi: Rektori ka penguar administratorin e komanduar, nuk ka…

TË FUNDIT

full hd.04_50_31_12.Still069

VIDEO – Bashkia Malësi e Madhe vlerësohet “Thesar Natyror Poetik i Botës për vitin 2026” nga UTD…

ShkodraWeb 22 June, 2026
fakulteti juridik sekretarja deklarate

DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK

ShkodraWeb 10 June, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 8 qershor 2026…

ShkodraWeb 8 June, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
  • NGA ALBERT VATAJ – “Porta e Parajsës”, një nga stolitë më mbresëlënëse arkitekturore të traditës islame 11 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
  • NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…? 10 July, 2026
  • VIDEO – Xhelozia shkaktoi tragjedinë e çiftit Ziçi në Shkodër, kjo është pista që po heton policia… 10 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
vrasja pavlin preka 2025

U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës…

ShkodraWeb 11 July, 2026
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir…

ShkodraWeb 11 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.