
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Deri tani, 167 qytetarë kanë shprehur interes për t’u bërë pjesë e administratës sonë. Afati i fundit për aplikim: 25 Korrik. Bashkia Shkodër fton të gjithë ata që duan të kontribuojnë në shërbim të komunitetit, të sjellin eksperiencën, energjinë dhe idetë e tyre për zhvillimin e qytetit dhe të gjithë territorit të saj. Aplikimi është i lehtë dhe i hapur për të gjithë:
Dërgoni CV-në tuaj në: info@bashkiashkoder.gov.al
Ose aplikoni në faqen zyrtare: www.bashkiashkoder.gov.al
Pozicionet janë të hapura për arkitektë, inxhinierë, ekonomistë, juristë, zjarrfikës, punonjës të Policisë Bashkiake dhe shumë profile të tjera. “Bashkia e hapur për profesionistët dhe për të gjithë ata që e duan Shkodrën.”




