Partia Demokratike ka njoftuar organizimin e disa protestave lokale që do ti paraprijnë asaj të 16 shkurtit në Tiranë. Protestat në qytete të ndryshme kanë nisur tashmë, teksa ëshjtë përcaktuar edhe një grafik se kur do të organizohen ato. Bëhet me dije se demokratët shkodranë po përgatitet të protestojnë me datë 9 shkurt ose një javë para protestës së madhe në kryeqytet. Dega lokale e PD-së po punon fort për të mobilizuar njerëzit për një pjesëmarrje sa më të gjërë.
Mësohet gjithashtu se vendi i protestës është zgjedhur dhe është mjaft simbolik: Përballë Prefektirës së Qarkut Shkodër, duke përcjellë mesazhin e qartë pasi Prefekti është përfaqësuesi i qeverisë në qarkun e Shkodrës. Mbetet të përcaktohet vetëm ora e saktë për zhvillimin e protestës, e cila do të jetë një tregues edhe i mbështetjes që Shkodra do ti japë protestës së madhe të opozitës me 16 shkurt në Tiranë.