Skip to content
8 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet
  • Kryesore

“16 muaj vuajtje, ku e gjeta forcën…”, pas rikthimit në detyrë nga KPA- ja, flet kryegjyqtari i Apelit të Shkodrës Vjerdha

ShkodraWeb 2 years ago
1

Nga e hëna, Fuat Vjerdha do të kthehet në krye të Gjykatës së Apelit të Shkodrës për të nisur nga puna me dhjetëra dosje. Në një intervistë për ABC News, Vjerdha deklaroi se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e ka bërë për të vuajë për plot 16 muaj, të cilat i ka numëruar me padurim për të nisur nga puna me pasionin që e ka shoqëruar në këto vite. Por ka pasur në krah miq dhe familjarë dhe qindra qytetarë të Shkodrës të cilët me anë të një peticioni drejtuar KPA kërkuan rikthimin e tij në organet e drejtësisë. Vendimin e KPA, Vjerdha e cilëson si një hap që ka rritur besimin e qytetarëve tek Reforma në Drejtësi.

“Mirëmbrëma falenderimet më përkasin mua për ju. Unë di që ata kanë marrë një vendim që më ka bërë të vuaj 16 muaj por falë mbështetjes së bashkëqytetarëve të mi e kam kaluar atë moment të vështirë pasi i kam paraqitur KPA një peticion me disa firma që kundërshtojnë vendimin e KPK. Kjo mbështetje popullore mua më ka bërë të ndihem mirë. Unë, në momentin që është dhënë vendimi për shkarkimin nga detyra kam thënë se dal kryelartë nga salla sepse unë nuk kam pasuri të paligjshme dhe nuk kam kontakt me persona të inkriminuar. Në të gjitha rekomandimet që ka dhënë ILDKP të gjitha ishin në favorin tim. E përshëndes vendimin e KPA dhe jam i bindur që më këtë vendim e kanë rritur besimin e publikut te Reforma në Drejtësi”, u shpreh Vjerdha.

Ai deklaroi se të ardhurat e tij kanë qenë të ligjshme ndërsa theksoi se trupi gjykues që vendosi shkarkimin e tij e cilësoi problem faktin se një shumë parash të përdorura prej tij kishin qenë në emër të të atit. Lidhur me këtë fakt Vjerdha theksoi se ka jetuar gjatë gjithës jetës me të atin dhe nuk e kishte parë të nevojshme që paratë t’i kalonte me doemos në emrin e tij.

“KPK në të gjithë analizën e tij thekson se të ardhurat e mia kanë qenë të ligjshme. I vetmi problem i imi ishte se këto të ardhura i kisha në emrin e babait tim me të cilin kam jetuar gjithë jetën se jam djali i vetëm. Ndoshta duhet ta kisha bërë këtë deklarim se kjo shumë lekësh është në emër të babait. Unë nuk e imagjinoja jetën të ndarë nga babai sepse kështu ka qenë jeta ime. Kam qenë i bindur që do kthehesha në detyra. Unë i njoh në distancë të gjithë anëtarët e KPA dhe e di se çfarë niveli kanë ato. E falenderoj relatoren e çështjes. Nuk po rri me dhënë emra por ajo mendoj se ka një peshë në këtë vendim”, tha Vjerdha.

Kreu i Gjykatës së Apelit të Shkodrës u ndal edhe tek vendimi për të votuar kundër lirimit të Dritan Dajtit, por shtoi se nuk beson se kjo ka sjellë shkarkimin e tij pasi nuk ka pasur asnjë kërcënim dhe asnjë intimidim.

“Unë nuk kam pasur asnjëherë asnjë kërcënim dhe asnjë intimidim pavarësisht vendimmarrjeve të mia, qoftë edhe ajo për Dritan Dajtin. Nuk besoj se ajo ka pasur ndikim në vendimin për shkarkimin tim. 16 muaj jam larg punës. Mendoj do konsultohem edhe me kryetaren e KED, KLGJ dhe besoj se do filloj punën të hënën, duke pasur parasysh që në Gjykatën e Apelit të Shkodrës kanë mbetur vetëm tre gjyqtarë dhe më pret një punë e madhe”, deklaroi ai.

Vjerdha bëhet zyrtari i parë në sistemin e drejtësisë që është kthyer në detyrë në krye të Gjykatës së Apelit të Shkodrës, pasi KPA rrëzoi vendimin e KPK për shkarkimin e tij. Vjerdha pas përjashtimit të tij nga Vettingu apeloi dhe KPA pas disa muajsh vendos rikthimin e tij ne detyre duke u bërë i pari që rikthehet sërish në postin e tij drejtues. /ABCnews.al/

Continue Reading

LAJM PARA: MOTI – Nëse keni plane për fundjavën, mësoni nëse ju favorizon parashikimi i sinoptikanëve…
LAJM PAS: “Kryetari ka besimin tim të plotë dhe unë kam besimin e kryetarit”, ish- deputeti Gurakuqi flet pas lënies në listë- pritje

TË FUNDIT

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

26 mins ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

39 mins ago
“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • Aktualitet

“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…

45 mins ago

TË FUNDIT

  • “Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • “Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • “Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • “KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…
  • FOTO – “Mbështetja e një shteti mik…”, Bardh Spahia takime me zyrtarë të lartë italianë, i fton për vizitë në Shkodër
  • MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi

TË FUNDIT

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

26 mins ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

39 mins ago
“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • Aktualitet

“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…

45 mins ago
“KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…
  • Aktualitet

“KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…

2 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.