Skip to content
15 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

16 kandidatë për dy vende në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, a do të fitojë ish- zëvendëskryeministrja shkodrane…?!

ShkodraWeb 21 January, 2022
Senida-Mesi-keshilli-mbikqyres-bsh

Mandati i dy prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë ka përfunduar që prej muajit dhjetor 2021. Bëhet fjalë për mandatet e anëtarëve Natasha Ahmetaj dhe Tonin Kola, të zgjedhur në dhjetor 2014, si propozime të vetë Kuvendit të Shqipërisë.

Duke qenë se mandatet e përfunduara duhet të përtërihen me kandidatë të propozuar nga vetë Kuvendi, gjatë muajit dhjetor ky institucion shpalli vendet vakante dhe nisi procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve. Pranë Kuvendit të Shqipërisë u paraqitën 16 aplikime për dy vendet vakante, nga kandidatët Natasha Ahmetaj, Anastas Angjeli, Senida Mesi, Marta Muço, Edvin Libohova, Indrit Banka, Elvin Meka, Mateo Spaho, Durim Kraja, Diana Dervishi, Altin Hoti, Rezarta Bitri, Emis Çerava, Manuela Tandini, Artur Mamadhaj, Blendi Sena dhe Onorina Jata. Sipas ligjit, kandidatët që marrin mbështetjen e 28 deputetëve i propozohen Kuvendit për t’u votuar në seancë plenare. Deri tani, asnjë nga kandidatët nuk është zyrtarizuar si propozim për Kuvendin. Megjithatë, burime nga gara bëjnë të ditur se kandidatët e përzgjedhur nga mazhoranca për t’u mbështetur në këtë garë janë Natasha Ahmetaj dhe Anastas Angjeli.

Natasha Ahmetaj ka mbajtur në shtatë vitet e fundit edhe detyrën e zëvendësguvernatorit të dytë të Bankës së Shqipërisë, duke qenë një nga tre anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës me funksione ekzekutive dhe e punësuar me kohë të plotë në bankën qendrore. Rikandidimi i saj nënkupton se Banka e Shqipërisë dhe mazhoranca në Kuvend e mbështesin për të vijuar detyrën e zëvendësguvernatores së dytë dhe anëtares së Këshillit Mbikëqyrës. Para se të zgjidhej në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në 2014, znj.Ahmetaj ka mbajtur pozicione të larta drejtuese në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT), ndërsa më herët ka ndjekur karrierën akademike si pedagoge në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë.

Kandidati i dytë që pritet të mbështetet nga mazhoranca është Anastas Angjeli. Përveç eksperiencës akademike, Angjeli ka një përvojë prej më shumë se dy dekadash në politikë, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në disa legjislatura, si ish-ministër i Financave, ish-ministër i Ekonomisë, dhe ish-ministër i Çështjeve Sociale.

Ligji “Për Bankën e Shqipërisë” nuk iu lejon anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të qëndrojnë në detyrë deri në zgjedhjen e zëvendësuesve, ndaj përfundimi i mandatit të një anëtari krijon boshllëk në këtë organ. Në fillim të muajit shkurt, do të përfundojë edhe mandati i anëtarit Gent Sejko, që mban njëkohësisht edhe detyrën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Për momentin, vakancat nuk pengojnë vendimmarrjen e Këshillit Mbikëqyrës, sepse ligjërisht ky organ mund të marrë vendime me praninë e shumicës së thjeshtë të numrit të anëtarëve. Megjithatë, një moment bllokimi u krijua në vitin 2018, kur përfundoi mandati ligjor i gjashtë prej anëtarëve, ndërsa procedurat për zëvendësimin e tyre u zhvilluan me vonesë. Kjo krijoi një situatë të paprecedentë, duke bllokuar vendimmarrjen e Këshillit Mbikëqyrës për një periudhe afërsisht dymujore. /Monitor.al/

Post navigation

Previous: EMRAT – 63 vjeçarja u gjet e pajetë në një kanal, kamerat e sigurisë zbuluan se është vrarë nga fqinji i saj…
Next: “Mos e prishni miqësinë me SHBA”, amaneti i fundit për Kosovën, sot 16 vjet nga largimi i Dr. Ibrahim Rugovës…

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.