Skip to content
13 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Personazh

12 vite në krye të Drejtorisë së Komunikimit në Kuvend, jep dorëheqjen gazetarja nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 1 July, 2025
manjola zeka arizaj kuvend 2025

Çdokush që e ka takuar qoftë edhe njëherë të vetme Zhakun, ka krijuar menjëherë përshtypje pozitive për të, edhe pa e njohur më herët. Është Manjola Zeka, pas martese, iu shtua edhe mbiemri i dytë Arizaj, bashkëshorte e një gazetari pendë dhe mendjehollë, si Edmond Arizaj. Një malësore krenare, që lidh jetën me një vlonjat, edhe ai po aq krenar edhe pse në jo pak raste, është shfaqur si mishërim “nga je, nga fshati i gruas” në rrjetet sociale.

Përtej kësaj batute humori që mirëkuptohet, Zhaku, përherë e buzëqeshur dhe me këdo optimiste, pak orë më parë shkruajti diçka në rrjetet sociale. Në fakt, atyre që e njohin, nuk u la përshtypje jo shumë të mirë. Përveçse optimiste, Manjola, është tejmase profesioniste dhe këmbëngulëse, pa lënë kurrë as idenë e dorëzimit.

Vajza nga Kopliku i Malësisë së Madhe, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra e Drejtores së Komunkimit në Kuvend- një pozicion aspak i lehtë pas 12 viteve në këtë detyrë. Këtyre u duhen shtuar edhe 8 vite të tjera në të njëjtin institucion dhe me logjikën normale, është e duhet të konsiderohet një aset i administratës së Kuvendit.

Dorëheqja, është diçka normale pas një rrugëtimi. Është normale, nëse nuk është e kërkuar direkt apo indirekt apo e imponuar me qindra mënyra që tashmë njihen. Sepse Zhaku nuk ka dhënë asnjëherë shenja “dorëzimi” nga ngarkesa e punës së saj. Aq më shumë, nuk na la shije të mirë një paragraf i fundit Post Scriptum, “Falenderim i veçantë”.

Gjithsesi, Manjola nuk ka aspak nevojë “t’ ja qajmë hallin” ne. Ndoshta pas pak kohësh, do të bëhen t’i qajnë hallin sektorit shumë të rëndësishëm që ajo po lë. Në një institucion normal, një aset si Manjola, “investim” edhe i shtetit shqiptar, duheshin bërë të gjitha përpjekjet të mos largohej dhe jo siç shkruan Zhaku në paragrafin e fundit të këtij teksti. Për aq sa na takon për bashkëpunimin që kemi patur, për njohjen edhe kur akoma nuk i kishte hyrë rugës së gazetaris dhe komunikimit, si bashkëpatriote, i urojmë çdo të mirë në jetë asaj dhe familjes së mrekullueshme.

Nëse kjo dorëheqje i vjen edhe si një sfidë (pa dashur të hyjmë në teori konspiracioniste), jemi mëse të sigurtë se Manjola e përballon dhe do ta tejkalojë me shumë sukses, siç edhe sfida të tjera edhe mbase më të vështira me të cilat është përballur. Më poshtë, mund të gjeni publikimin e Manjolës për dorëheqjen e saj, për të kuptuar jo vetëm stilin e saj të veçantë por edhe ironinë. /Nga Blerti DELIJA/

Pas një periudhe prej 20 vitesh punë në Kuvendin e Shqipërisë, prej të cilave 12 vjet (tre mandate hahahah) si Drejtoreshë e Komunikimit, pas një periudhe të lodhshme personale, por edhe reflektimi të thellë, kam vendosur të dorëhiqem nga kjo detyrë.

Dua të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi ndër vite në këtë drejtori, për punën e jashtëzakonshme, stresin e përballuar, lodhjen ndonjëherë edhe përtej mundësive fizike. Kanë qenë më të mirët. Jam krenare se Kuvendi i Shqipërisë është sot nga institucionet më transparente, bashkëpunuese dhe lehtësuese për mediat, gazetarët dhe qytetarët.

Dua të falënderoj të gjithë kolegët dhe punonjësit e Kuvendit të Shqipërisë që në gjithë këto vite, pavarësisht problematikave të ndryshme, kanë mundur të japin më të mirën, duke e kthyer Kuvendin e Shqipërisë në një nga institucionet më të respektuar.

Dua të falënderoj kryetarët e Kuvendit, Jozefina Topalli, Ilir Meta, Gramoz Ruçi, Lindita Nikolla dhe Elisa Spiropali për bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe dashamirësinë e treguar kundrejt meje dhe sektorit aq të vështirë që kam drejtuar.

Dua të falënderoj miqtë e mi në Kuvendin e Shqipërisë, pa emra (s’kanë nevojë për nominim hahahha), të cilët më kanë ndihmuar të kaloj vështirësi të shumta hasur pothuaj çdo ditë në këto vite.

Dua të falënderoj deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, për sjelljen përherë dinjitoze dhe të respektueshme.

Dua të falënderoj “heronjtë e heshtur”, kameramanët dhe fotografët. Në veçanti një falënderim për stafin e transmetimit direkt të Televizionit Publik Shqiptar, bashkëpunimi me këdo prej tyre, brenda apo jashtë autobuzit (hahha) ka qenë profesional, njerëzor dhe produktiv.

Dua të falënderoj stafin e OSBE dhe NDI, dy partnerë shumë të mirë tẽ Kuvendit.

Dua të falënderoj Gardën e Republikës, të duruar dhe profesionistë.

Dhe për ëmbëlsirë, dua të falënderoj thellësisht miqtë e mi gazetarë-kolegë, me të cilët sa më shumë grindeshim, aq më shumë duheshim, redaktorët dhe kryeredaktorët, që i bezdisja orë e pa orë dhe ishin aq të mirëkuptueshëm, pronarët e mediave që përherë kanë qenë dashamirës dhe asnjëherë arrogantë pavarësisht politikave të tyre. Faleminderit përunjësisht!

I uroj më të mirën kujtdo! Nëse diku kam prekur dikë me fjalë të rëndë, i kërkoj ndjesë. Përqafime miqve të mi kudo ku janë!

PS: “Falenderim i veçantë” stafit përgjegjës të Kuvendit të Shqipërisë, për firmosjen e menjëhershme të dorëheqjes. Ishte hera e parë që nuk shkelën afatet apo normat.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: FOTOLAJM – Tifozja e ekipit të futbollit të Barit në Itali, provokon me foto edhe nga kalaja e Shkodrës…
Artikull pas: “Këto ditë fillojmë rrugën që bashkon Alpet”, kryebashkiaku Benet Beci jep lajmin e rëndësishëm…

TË FUNDIT

minuta fundit
  • Kronika e zezë

MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër

ShkodraWeb 12 July, 2025
bombul gazi
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shpërthen bombula e gazit në lagjen “Partizani” në Shkodër, përfundon në spital një person

ShkodraWeb 12 July, 2025
theth boci spahia perplasen me policinë
  • Kryesore

VIDEO – “Legen, afrohu se qenke i fortë ti”, deputetët e PD- së Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth

ShkodraWeb 12 July, 2025

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër 12 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Shpërthen bombula e gazit në lagjen “Partizani” në Shkodër, përfundon në spital një person 12 July, 2025
  • VIDEO – “Legen, afrohu se qenke i fortë ti”, deputetët e PD- së Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth 12 July, 2025
  • “Do emigroj sërish…”, 23-vjeçari i zhgenjyer, la ëndrrën në mes që të ndërtojë në Theth… 12 July, 2025
  • NGA LUTFI DERVISHI – Fshatari, rosa dhe turisti… 12 July, 2025
  • “Ndërpritni menjëherë këto shkatërrime pronash”, përfaqësuesi i Bajrakut të Shalës autoriteteve: Të ulemi e të dialogojmë 12 July, 2025
  • KF Vllaznia propozon ndryshim të skemës aktuale të “Final 4”, ja çfarë kërkoi drejtori Vioresin Sinani… 12 July, 2025
  • Dy vëllezër nga Puka 24 vjet në kërkim të drejtësisë, dhjetra vite burg dhe marrin pafajësi në Strasburg… 12 July, 2025
  • EMRAT – “Masa e sigurisë”, GJKKO merr vendimin për të arrestuarit në Shkodër, mes tyre ish-shefi i Krimeve… 12 July, 2025
  • VIDEO – “Paketa e Maleve, ‘kali i Trojës’ për Veriun”, deputetja e PD- së Jorida Tabaku reagon për Thethin 12 July, 2025
  • VIDEO – Nis zyrtarisht aplikimi online për “Paketën e Maleve”, kryebashkiaku Benet Beci jep lajmin dhe fton… 12 July, 2025
  • VIDEO – Pezullohen inspektorët e AKU- së, do të kalojnë në një testim në komision me shumicë nga UBT 12 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit
  • Kronika e zezë

MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër

ShkodraWeb 12 July, 2025
bombul gazi
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shpërthen bombula e gazit në lagjen “Partizani” në Shkodër, përfundon në spital një person

ShkodraWeb 12 July, 2025
theth boci spahia perplasen me policinë
  • Kryesore

VIDEO – “Legen, afrohu se qenke i fortë ti”, deputetët e PD- së Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth

ShkodraWeb 12 July, 2025
klodian harusha 2025
  • Aktualitet

“Do emigroj sërish…”, 23-vjeçari i zhgenjyer, la ëndrrën në mes që të ndërtojë në Theth…

ShkodraWeb 12 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.