Skip to content
9 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Mag & Vip

12 fjalë shqipe që i shkruani shumë shpesh por thuajse gjithmonë gabim…

ShkodraWeb 5 years ago
1

“Gjuha, në të vërtetë, është pasuria jonë më e madhe…” – ka thënë dikur Rexhep Qosja, dhe si e tillë, meriton vëmendje të vazhdueshme, sidomos dekadat e fundit kur në të janë vënë re deformime të shumta.

Gjuhëtarët dhe akademikët tanë tërheqin vëmendjen vazhdimisht për kujdes në mirëshkrimin dhe mirëshqiptimin e shqipes, e cila, për fat të keq, si çdo fushë e jetës, vijon të mbetet në tranzicion.

Pa dashur të vëmë gishtin tek fajtorët, nuk mund të lëmë pa përmendur “kontributin” e klasës politike, të vetëquajturve “opinionistë” e “analistë”, por edhe shumë gazetarëve të medias së shkruar e elektronike, të cilët, pa pasur kulturë të mjaftueshme gjuhësore, flasin me kompetencë sidomos për gjërat që nuk i njohin.

Pr. Dr. Pajtim Bejtja para pak kohësh, ka shkruar një artikull për deformimet në gjuhën shqipe: “Te deformimet që i bëhen gjuhës shqipe mund të ndalet gjatë, pasi ato janë të shumta dhe janë vënë në dukje në mjaft shkrime nga specialistët e gjuhës.

Fakti që deformimet bëhen me shumicë edhe nga njerëzit publikë, që supozohet të kenë një nivel të lartë kulturor, tregon se kultura gjuhësore te ne është përgjithësisht e nivelit të ulët, gjë që kërkon vëmendje dhe masa nga ana e organeve dhe e institucioneve përkatëse, duke filluar nga ato arsimore.

Nga ana tjetër, edhe vetë personat publikë (dhe jo vetëm këta), sidomos gazetarët, duhet të bëjnë përpjekje vetjake për rritjen e kulturës së tyre gjuhësore, duke e quajtur atë si pjesë përbërëse të kulturës profesionale. Në këtë mes nuk duhet harruar që gjuha është një nga tiparet themelore të identitetit kombëtar.”

“Gjuha, në të vërtetë, është pasuria jonë më e madhe…” – ka thënë dikur Rexhep Qosja, dhe si e tillë, meriton vëmendje të vazhdueshme, sidomos dekadat e fundit kur në të janë vënë re deformime të shumta. Gjuhëtarët dhe akademikët tanë tërheqin vëmendjen vazhdimisht për kujdes në mirëshkrimin dhe mirëshqiptimin e shqipes, e cila, për fat të keq, si çdo fushë e jetës, vijon të mbetet në tranzicion.

Pa dashur të vëmë gishtin tek fajtorët, nuk mund të lëmë pa përmendur “kontributin” e klasës politike, të vetëquajturve “opinionistë” e “analistë”, por edhe shumë gazetarëve të medias së shkruar e elektronike, të cilët, pa pasur kulturë të mjaftueshme gjuhësore, flasin me kompetencë sidomos për gjërat që nuk i njohin.

Shkruhet: agjensi

Duhet: agjenci

Fjalët e huaja nga burimi latin e neolatin me c do të shkruhen me c e jo me s. Po ashtu, fjalët me burim grek a latin, që kanë një g përpara zanoreve i dhe e, shkruhen me gj (dhe jo me xh) ashtu si shqiptohen; p.sh.: agjenci, gjeografi, gjeometri, gjeneratë, gjenezë, gjimnastikë, higjienë, origjinë etj. Në agjencitë turistike ku shkruhet si në rastin e fotos, meritoni një paketë “all inclusive.”

Shkruhet: djath

Duhet: djathë

Shkruhet -ë-ja fundore te emrat mashkullorë dhe shumica e emrave mashkullorë që përdoren edhe si asnjanës: atë, burrë, djalë, gjalmë, gjumë, kalë, lëmë, lumë; ballë (balli, ballët), brumë (brumi, brumët), djathë (djathi, djathët), drithë, drithëra, dyllë, dhallë, dhjamë, gjalpë, mjaltë, ujë, ujëra etj.;

Shkruhet: marrdhënie, mardhënie, marrëdhënje

Duhet: marrëdhënie

Emrat femërorë foljorë me prapashtesën -je e ruajnë j-në në trajtën e pashquar dhe të shquar të njëjësit dhe të shumësit; p.sh.: ardhje, derdhje, dalje, lidhje, marrje, mbështetje, pritje, shitje, tretje etj.

Por ku bashkohet j-ja me n-në, do të shkruhen nie dhe jo nje; p.sh.: dhënie, marrëdhënie, parathënie, etj. Kështu do të shkruhet edhe gie dhe jo gje djegie (e jo djegje), shmangie, lagie etj. Me j do të shkruhen edhe emrat femërorë me -ije dhe -ijë, në të cilët j-ja i përket temës së fjalës dhe ndihet kudo; p.sh.: anije, anija, anijeje; fije, fija; shije, shija; bijë, bija; mijë, mija; vijë, vija, fëmijë, fëmija, fëmijët a fëmi, fëmija, etj.

Shkruhet: Lagja

Duhet: Lagjja

(Shpjegimi në rastin e lagjes është si marrëdhënie). Në rast se do ndeshni një tabelë në qytet me Lagja “Luigj Gurakuqi”, shtojini edhe një –j, pra Lagjja “Luigj Gurakuqi”. Dikush do ta fiksojë, patjetër.

Shkruhet: çertifikatë

Duhet: certifikatë

Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, fjalët me burim nga latinishtja a nga gjuhët romane, si edhe nga greqishtja, të cilat në gjuhën shqipe kanë një c të ndjekur nga zanorja e ose i, shkruhen me c dhe jo me ç apo me s: celebrim, celular, centralist, centralizoj, certifikatë, procedurë, proces, etj.;

Shkruhet: e dielë

Duhet: e diel (pa ë-fundore)

Ditën e shtatë të javës, Zoti e bëri pushim. Edhe ë-ja fundore në këtë rast është gjithmonë pushim.

Nuk shkruhet ë-ja fundore tek të gjithë emrat, te të cilët grupi i zanoreve ie ndiqet nga një bashkëtingëIlore e lëngët (l, ll, r) dhe të gjitha fjalët e formuara prej tyre: e diel, diell, miell, qiell, etj.; diellor, përmiell, miellzim, qiellor, etj.;

Shkruhet: Digjitalizim

Duhet: Dixhitalizim

Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, fjalët që burojnë kryesisht nga greqishtja, latinishtja e nga gjuhët romane dhe që në shqipen kanë një gj të ndjekur nga një e ose i, shkruhen me gj. Por dixhitalizim është një fjalë, kryesisht e re e shqipes, dhe me dixhitalizimin e sistemit të arsimit në Shqipëri, përmes futjes së tabletave në shkollë, ka pasur konfuzion edhe nga vetë Ministria e Arsimit për rastin në fjalë, meqenëse herë e shkruan digjitalizim e herë dixhitalizim.

Për këtë, në një deklaratë publike pak kohë më parë, akademiku Jorgo Bulo ka thënë: “Dixhitalizim është fjalë e re në fjalorin e shqipes dhe ka krijuar konfuzion, por duhet të shkruhet me “xh” dhe jo me “gj”, sipas rregullit të drejtshkrimit të shqipes, që fjalët e huaja shkruhen ashtu siç shqiptohen”.

Shkruhet: vënd

Duhet: vend

Së bashku me qendër – jo qëndër, mendje jo mëndje; fle jo flë; qendër jo qëndër

Shkruhen me e (dhe jo me ë) fjalët ku kjo zanore është e theksuar dhe ndiqet ose ka qenë ndjekur në të kaluarën nga një bashkëtingëIlore hundore (m, n, nj). Me e shkruhen gjithashtu fjalët e prejardhura ose të përbëra të formuara prej tyre, pavarësisht nga lëvizja e theksit:

(më) dhemb, dhembje, femër, femërore, gjemb, e premte, rremb, shemb, shembull, shembullor, i shtrembër, shtrembëroj, tremb, thembër, zemër, zemëroj etj.; argjend, argjendar, brenda, brendi, i brendshëm, mendje, mendoj, mendim, përmend, zëvendës, zëvendësoj etj.; e enjte, gështenjë, ndenja, (i, e) ndenjur, shenjë (por shënoj, shënim), (i, e) shenjtë, (i, e) shtrenjtë etj.

Shkruhet: Mirësevini!

Duhet: Mirë se vini!

Mirë se erdhe! Mirë se vjen! Mirë se rrini! Mirë se ju gjeta! Mirë ardhsh! Mirë vafsh! Mirë mbetsh! Qofsh mirë! Ju bëftë mirë!”, shkruhen ndaras, jo bashkë, siç hasen zakonisht, sidomos në institucionet arsimore, ku mësohet gjuha shqipe. P.sh., thuajse në të gjitha shkollat, shohim “Mirësevini, nxënës të dashur!”, e cila, sigurisht që është shkruar gabim. Edhe në hyrje të shumë qyteteve, kjo shprehje gjendet e shkruar gabim: “Mirësevini në X qytet!”

Kujdes! Këto pasthirrma shkruhen bashkë vetëm kur ato kthehen në emra, p.sh.: Pasi i uroi mirëseardhjen, e ftoi të uleshin brenda. Fjala e mirëseardhjes. Darka (dreka) e mirëseardhjes. Në shenjë mirëseardhjeje etj.

Shkruhet: Qera

Duhet: Qira

Shumë njerëz e dinë se trajta e duhur është qera, madje është qesharake edhe kur korrigjojnë të tjerët kur e përdorin në të folur a të shkruar qira. Në fakt, kjo fjalë shkruhet me i dhe jo me e. I-ja nuk jepet me qira në këtë rast.

Shkruhet: sërisht

Duhet: sërish

Sërish hyn në grupin e atyrë fjalëve, të cilave u shtohen “bishta”, si, p.sh., thuhet Yzberisht, në vend të Yzberish apo garazhd, në vend të garazh (siç duket ngatërrohet garazhi me grazhdin, shkruan Prof. Bejtja)./Konica.al/

Continue Reading

LAJM PARA: E VEÇANTË/ Dy ish- inxhinierë të saj hedhin në gjyq Google: Diskriminon personat e bardhë me…
LAJM PAS: Ylli i kinemasë italiane e botërore Gina Lollobrigida në moshën 90- vjeçare në “Walk of Fame”

TË FUNDIT

“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • Aktualitet

“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…

21 hours ago
FOTO – “Kemi tentuar disa herë të kërkojmë falje, por…”, motra e Kejvinës reagon pas dronit të dërguar në BBVip…
  • Kryesore

FOTO – “Kemi tentuar disa herë të kërkojmë falje, por…”, motra e Kejvinës reagon pas dronit të dërguar në BBVip…

2 days ago
BBVIP – “Krisu tani, ti dhe ajo p#tana jote!”, pas fyerjeve të Amos reagon shoqja e ngushtë dhe tezja e Kiarës
  • Aktualitet

BBVIP – “Krisu tani, ti dhe ajo p#tana jote!”, pas fyerjeve të Amos reagon shoqja e ngushtë dhe tezja e Kiarës

2 days ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…
  • “21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…
  • NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve
  • PERSONAZH – Frederik Ndoci feston ditëlindjen, kantautori dhe aktori i njohur shkodran spikat me arritjet e tij…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte 9 shkurt 2023…
  • Termeti që goditi Turqinë dhe Sirinë merr përmasat e katastrofës, shkon mbi 15 mijë numri i viktimave…

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…

1 hour ago
“21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…
  • Aktualitet

“21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…

2 hours ago
NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve
  • Aktualitet

NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve

4 hours ago
PERSONAZH – Frederik Ndoci feston ditëlindjen, kantautori dhe aktori i njohur shkodran spikat me arritjet e tij…
  • Kryesore

PERSONAZH – Frederik Ndoci feston ditëlindjen, kantautori dhe aktori i njohur shkodran spikat me arritjet e tij…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.