“11 dhjetori dita e ndryshimit”, “Foltorja” i përgjigjet Bashës: Shite mundin dhe sakrificat e demokratëve…

‘Foltorja’, lëvizja e ish-kyeministrit Sali Berisha për t’i rikthyer sovranitetin PD-së, ka bërë një deklaratë për mediat, në përgjigje të akuzave të Lulzim Bashës.

Në deklaratë thuhet se në 11 dhjetor demokratët do të marrin vetë në dorë fatet e tyre dhe do të shkëpusin PD-në nga pazaret dhe humbjet e Bashës.


‘Foltorja’ reagon edhe lidhur me paralajmërimet e Bashës se do të përjashtojë anëtarët, duke e konsideruar qesharake këtë paralajmërim.

“Problemi i Partise Demokratike nuk eshte Sali Berisha qe e ka bere ate 7 here fituese por pazarexhiu qe i ka shkatuar dhe sjelle asaj vetem humbje dhe deshtim. Lulzim Basha ka shitur sakrificat, besimin, mundin dhe djersen e demokrateve duke u dhuruar atyre vetem humbje, ndersa per vete ka perfituar si askush ne 30 vjet duke u pasuruar ne opozite”!, thuhet në deklaratë.

Deklaratë e Partia Demokratike – Foltorja

Dita e ndryshimit po vjen! Demokratët kanë marrë në dore fatet e partisë së tyre dhe në datën 11 Dhjetor do mblidhen te bashkuar si asnjehere me pare per ta hequr Partine Demokratike nga pazaret e peng kryetarit dhe per t’jua riktheyr ate demokrateve. Vetëm kështu Partia Demokratike do të shkeputet nga pazar humbjet e Lulzim Bashës dhe do rikthehet në rrugën e përballjes me Ramën dhe fitoren ndaj narkoshtetit të tij.

Ne datë 11 Dhjetor demokratet do refuzojne humbjet, disfatat dhe pazaret dhe do rifitojne kohen e humbur drejt FITORES!

Lulzim Basha njeriu qe ka frike te takoje demokratet dhe madje ka tmerr dhe nga firmat e tyre e ndjen se me afrimin e Kuvendit te Partise Demokratike pazaret e tij me Edi Ramen do te mbarojne e bashke me to dhe perfitimet e tij prej tyre. Ai eshte bere qesharak me kercenimet se do perjashtoje partine per te mbajtur vulen qe i duhet vetem per te vulosur humbjet e Partise Demokratike ne kurriz te pazareve te tij me Edi Ramen!

Problemi i Partise Demokratike nuk eshte Sali Berisha qe e ka bere ate 7 here fituese por pazarexhiu qe i ka shkatuar dhe sjelle asaj vetem humbje dhe deshtim. Lulzim Basha ka shitur sakrificat, besimin, mundin dhe djersen e demokrateve duke u dhuruar atyre vetem humbje, ndersa per vete ka perfituar si askush ne 30 vjet duke u pasuruar ne opozite!

Ai ka deshtuar ne çdo aksion opozitar qe ka nisur per faktin e thjeshte se gjate rruges interesat dhe sakrificat e demokrateve u shiten per pazare siç bëri me çadrën, me Astirin, me teatrin, me djegien e mandateve, me bojkotin e zgjedhjeve, me traun e Rrugës së Kombit, me Portin e Durrësit e shumë të tjera!

11 Dhjetori do te jete nje ditelindje e vertete per Partine Demokratike dhe gjithe demokratet qe duan te bejne opozite te vertete dhe pa asnje kompromis per te rrezuar narkoshtetin e Rames dhe pengjet e tij.