100 mijë euro ofertë nga Lokomotiva e Zagrebit, talenti shkodran drejt një hapi të rëndësishëm në karrierë…

Talenti i Kombëtares U-21, Marcelino Preka ka një ofertë 100 mijë euro nga Lokomotiva e Zagrebit. Gjithçka është konfirmuar nga numri një i klubit të Bylis, aty ku 18 vjeçari luan sezonin e dytë.

1.90 metra i gjatë, Preka është produkt i KF Shkodra dhe ka treguar një rritje në lojën e tij në qendër të mbrojtjes. Ai eshte pjese e ekipit te Bylisit dhe ka qene vete presidenti Kapllanaj qe e ka zbuluar nje oferte te tille.


Duket se forma e djaloshit shkodran është vënë re nga klubet e huaja, që ofrojnë shumën e majme për klubin mallakastriot.

Preka ka luajtur me të gjitha grupmoshat e Kombëtares, ndërsa trajneri Bushi e ka grumbulluar me U-21 paçka moshës së tij më të vogël. Pritet merkato e janarit për të parë nëse presidenti Kapllanaj do lërë të lirë lojtarin me shumën e ofruar.