Pa diskutim që natyra është e mbushur me ato që i duhen trupit tonë për të qenë sa më të shëndetshëm. Këto 10 superushqime janë provuar se luftojnë sëmundje dhe na japin më shumë energji. Shtoni këto ushqime në dietën tuaj për një trup super të shëndetshëm.
Limoni: vetëm me një një limon do të merrni 100 për qind më shumë vitaminë C sesa në konsumin tuaj të përditshëm, gjë që mund të ndihmojë në rritjen e niveleve të “mirë” të kolesterolit dhe për të forcuar kockat.
Brokoli: një kërcell i mesëm i brokolit përmban më shumë se 100 për qind të kërkesës sonë të përditshme për vitaminë K dhe gati 200 për qind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C, dy lëndë ushqyese thelbësore për ndërtimin e kockave.
Çokollata e zezë: vetëm një e katërta e një çokollate, nëse konsumohet çdo ditë, mund të zvogëlojë presionin e gjakut.
Patate e kuqe: një patate e kuqe përmban 66 mikrogramë të folatit, një lëndë e domosdoshme në ndërtimin e qelizave
Salmoni: një burim i madh i acideve yndyrore omega-3, të cilat kanë janë të lidhura me reduktimin e rrezikut të depresionit, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.
Arrat: përmbajnë acidet yndyrore më omega-3, të cilat mund të ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterolit,
Avokado: të pasura me yndyrna të shëndetshme, janë të provuara se ulin kolesterolin me rreth 22 për qind
Hudhra: hudhra është një luftëtar i fuqishëm i sëmundjeve pasi pengon rritjen e baktereve
Spinaqi: përmban lutein dhe zeaxanthin, dy antioksidantë të rëndësishëm për shëndetin e syrit.
Bishtajore: ngrënia e një bishtajore (fasule, bizele dhe thjerrëza) katër herë në javë mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 22 për qind.